Ademi shtoi se ky vendim, e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit dhe na ktheu para vitit 2001.
“Që nga sot e tutje, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, bien poshtë kuotat për përfaqësim gjatë punësimit. Pra, nga dita e sotme askush nuk do t’u kërkojë qytetarëve deklaratë për përkatësinë etnike. Pra nuk është vendim që ka të bëjë me shfuqizim e ‘balancuesit’, është shumë më shumë se aq”, ka deklaruar Arbër Ademi.