Lidhur me të njëjtën, dua të njoftoj se Qeveria ka filluar komunikimin me kompanitë në sferën e teknologjisë informatike, i cili deri në fund të këtij viti duhet të finalizojë dhe të njëjtit duhet të rezultojë në përcaktimin e qasjes më të favorshmve, përmes të cilit do të gjendet metodologjia më e mirë për shpërndarjen e burimeve financiare të ofruara.
Përkatësisht, qëllimi është që të gjendet zgjidhja më e favorshme ku kompanitë do t’i sigurojnë pajisjet elektronike, ndërsa pagesa do të bëhet përmes vauçerëve që do të dedikohen për të gjithë studentët. Vendosja e kësaj mase, e cila do t’u sigurojë të gjithë studentëve një vauçer prej 250 eurosh posaçërisht për blerjen e pajisjeve elektronike, është krijuar të sigurojë që të gjithë studentët të kenë qasje në teknologjinë që u nevojitet për të pasur sukses në botën e sotme digjitale.
Çfarë do të thotë kjo për të rinjtë, për studentët tanë?
Në një epokë gjithnjë e më digjitale, qasja në pajisjet elektronike si laptopët, tabletët dhe softuerët edukativë është thelbësore për mësim efektiv. Këto vauçerë do t’u mundësojnë studentëve të marrin mjetet që u nevojiten për të marrë pjesë plotësisht në arsimimin e tyre. Këto vauçerë do t’u mundësojnë studentëve të marrin mjetet që u nevojiten për të marrë pjesë plotësisht në arsimimin e tyre.
Kjo nismë nuk ka të bëjë vetëm me reduktimin e ndarjes digjitale, por gjithashtu mbështet përkushtimin tonë për të nxitur një mjedis arsimor më të barabartë. E kuptojmë se shumë familje përballen me sfida financiare kur bëhet fjalë për investimin në teknologji dhe ne duam të lehtësojmë një pjesë të kësaj barre.
Njohuritë dhe aftësitë e fituara me përdorimin e teknologjisë janë të rëndësishme për karrierën e tyre të ardhshme dhe zhvillimin personal.
Përveç përfitimeve individuale, kjo nismë do të forcojë institucionet tona arsimore.
Pas përfundimit të negociatave me kompanitë e TI, në fund të këtij viti do të sigurojmë më shumë detaje rreth procesit, si dhe udhëzime se si të rinjtë mund të maksimizojnë përfitimet e këtyre vauçerëve. Inkurajojmë studentët dhe prindërit që të përfitojnë plotësisht nga kjo mundësi.
Së bashku, të kujdesemi që të gjithë të rinjtë tanë të kenë mjetet që u nevojiten për tu avancuar në një botë që ndryshon vazhdimisht.