Sulm me dron ndaj Izraelit, plagosen rreth 70 persona; Hezbollahu merr përgjegjësinë ( VIDEO)

Të paktën 67 persona janë plagosur nga një sulm me mjet ajror pa pilot të kryer nga Hezbollahu ndaj një baze ushtarake në jug të qytetit të Haifës në Izrael, transmeton Anadolu.

Marketing

Sulmi ka ndodhur në rrethin Binyamina në jug të qytetit të Haifas, raportojnë mediat lokale, të cilat thonë se gjendja e katër prej të plagosurve është kritike.

Nga ana tjetër, Hezbollahu në një deklaratë konfirmoi se është kryer sulm “me tufë dronësh ndaj bazës stërvitore të Brigadës Glolani të ushtrisë izraelite në Binyamina në jug të Haifas, në shenjë solidariteti me rezistencën e popullit palestinez në Gaza, në mbrojtje Libanin dhe popullit të tij dhe në përgjigje të sulmeve në lagjet Basta dhe Nuwayri në Bejrut”.

Hezbollahu tha se është gati të mbrojë “vendin dhe popullin” e tij dhe se “nuk do të shmanget nga detyra e tij për të penguar armikun”.

Radioja e Ushtrisë Izraelite tha se ushtria ka hapur një hetim mbi mosaktivizimin e sirenave gjatë sulmit.  https://www.facebook.com/share/v/uzs5uvUe1EUATbc5/