41 persona u vranë nga sulmet e djeshme izraelite në Liban

Ministria libaneze e shëndetësisë ka bërë të ditur se 41 persona janë vrarë dhe 124 janë plagosur nga sulmet e djeshme izraelite në Liban.

Marketing

Kjo ministri tha se 2 mijë e 350 njerëz janë vrarë në Liban që nga fillimi i luftimeve midis Hezbollahut dhe Izraelit dhe numri i të plagosurve është rritur në 10 mijë 906, shkruan Sky News.

Tutje, në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se nga vrasjet e djeshme, 21 ndodhën në veri të Libanit, ndërkaq 11 në jug.

Marketing