Zelensky: Ukraina asnjëherë nuk ka thënë se do të prodhojë armë nukleare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina asnjëherë nuk ka thënë se do të prodhojë armë nukleare.

Marketing

Këtë ai e tha në konferencën që sot e pati pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Ne asnjëherë nuk kemi thënë se ne jemi duke përgatitur të krijojmë armë nukleare apo diçka të tillë”.

“Ne nuk bëjmë armë nukleare, mos të dërgojmë këtë mesazh”, ka thënë Zelensky.

Gjatë ditës së sotme, u raportua se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar më 17 tetor se gjatë takimit të tij me kandidatin republikan për president Donald Trump në shtator, ia kishte përcjellë atij domosdoshmërinë që Ukraina të anëtarësohet në NATO, ose përndryshe ajo do të kërkonte të zhvillonte armë bërthamore për mbrojtjen e saj, sipas raporteve të pavarura nga Kievi.

Duke folur nga Brukseli, ku ai përshkroi planin e tij të fitores për udhëheqësit e BE-së, Zelensky citohet të ketë thënë: “Ose Ukraina do të ketë armë bërthamore për mbrojtje, ose duhet të jetë pjesë e një aleance. Përveç NATO-s, ne nuk jemi në dijeni të ndonjë aleance tjetër efektive”, raporton “novinite”.

Marketing