Mickoski: Arritëm marrëveshje historike për rritjen e pagave të mësimdhënësve për së paku 46 për qind

“Ne arritëm marrëveshje historike, të cilën askush nuk e ka arritur”, thotë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në intervistën e sontme në TV Sitel për rritjen e pagave të mësuesimdhënësve dhe profesorëve në arsimin fillor dhe të mesëm.

Marketing

Kryeministri Mickoski theksoi se deri në vitin 2028 pagat në arsim do të rriten për 46 për qind në krahasim me ato tani.

“Marrëveshje katërvjeçare, me të cilën për herë të parë kemi një mënyrë me të cilën nivelohen dhe rriten pagat e mësuesve në arsimin fillor dhe profesorëve në arsim të mesëm, të cilët të paktën deri në përfundimin e kësaj marrëveshjeje, në muajin mars të vitit 2028, do të rriten për 46 për qind krahasuar me ato tani”, theksoi Mickoski.

“Tani do të jenë 5 për qind për pagën e tetorit, në mars të vitit të ardhshëm 7 për qind dhe këto janë shifrat minimale, në mars të vitit 2026, 7 për qind e gjysmë, në mars të vitit 2027, 7 për qind e gjysmë dhe mars 2028 të paktën 10 për qind, nëse buxheti lejon edhe 12 për qind e gjysmë. E gjithë kjo në progresin e përqindjes jep rritje të përgjithshme të neto pagës prej së paku 46 për qind”, deklaroi Mickoski.

Marketing