Vuçiq gënjen për bisedën e rrallë me Putinin, ai e kishte takuar para një viti në Pekin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, e për të cilin diskutim pretendon se ndodhi pas gati dy vjet e gjysmë.

Marketing

Në kuadër të kësaj bisede, Vuçiq tha se me të patën bisedë të hapur dhe kuptimplotë dhe konfirmoi se nuk do vendosin sanksione ndaj Rusisë, transmeton klankosova.tv.

“Sapo mbarova një bisedë me Putinin, nuk folëm për gati dy vjet e gjysmë. Ne patëm një bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë për atë që ishte rasti – 80 vjet nga çlirimi i Beogradit, dhe unë falënderova Putin për urimet e tij dhe vuri në dukje shpirtin e palëkundur dhe liridashës të popullit serb dhe mirënjohjen e Serbisë dhe popullit tonë”.

Megjithatë si qëndron e vërteta e diskutimeve të Vuçiqit me Putinin?

Sikur edhe në rastet e mëparshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gënjeu kur përmendi biseda me homologun rus, Vladimir Putin.

Kjo meqë, po të lundrosh në media ndërkombëtare, figurojnë lehtësisht lajmet e një takimi Vuçiq – Putin, madje në Pekin të Kinës.

Pra, ajo çfarë Vuçiq thotë se me Putinin nuk foli për gati dy vjet e gjysmë, nuk qëndron, meqë mes tyre pati një takim fizik pikërisht para një viti, më 19 tetor të vitit 2023 dhe këtë e kishte konfirmuar vet lideri serb për mediat e huaja.

Marketing