Disa shkolla në Ohër dhe Strugë vazhdojnë të kenë mungesë të teksteve shkollore

Një muaj e gjysmë nga fillimi i vitit shkollor, disa shkolla vazhdojnë të ketë mungesë tekstesh. Nga shkolla “Hristo Uzunov” në Ohër thonë se kanë nevojë për tekste shkollore për klasën e tetë dhe të nëntë. Ata kanë marrë në kohë 99% të teksteve nga klasa e parë deri në të shtatën.

Marketing

“Për klasën e tetë dhe të nëntë kemi marrë vetëm fletore pune për matematikë, fizikë, kimi dhe biologji, këtu e kemi problemin më të madh, sepse tekstet nuk janë rinovuar 10-15 vite dhe problemi më i madh në shkollën time janë tekstet mësimore për histori dhe gjuhë maqedonase. Tekstet për këto lëndë na mungojnë çdo herë. Ne dërgojmë kërkesë çdoherë kur kemi nevojë, nuk kemi marrë tekste për klasën e 8 dhe të 9. Nuk e di nëse arsyeja është se këta janë brezat e fundit që studiojnë sipas programit të vjetër, andaj nuk investojnë shumë fonde”, tha Marina Gjorgjovska, drejtoreshë e SH.F. “Hristo Uzunov”, Ohër.

Nga shkolla “Vëllezërit Milladinov” në Strugë thonë se vite me radhë nuk kanë tekste në anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Por kanë edhe probleme të tjera.

Merko thotë se nuk lejojnë fotokopje të teksteve jashtë shkollës edhe pse nxënësit kanë nevojë.

Ministria e Arsimit thotë se Shërbimi pedagogjik pranë Ministrisë i dorëzon tekstet sipas tirazhit që vetë shkollat i raportojnë përmes aplikacionit elektronik gjatë muajit maj se i duhen për vitin e ardhshëm shkollor.

“Andaj, çdo shkollë merr një sasi të teksteve, sipas numrit që e paraqet. Lidhur me tekstet e gjuhëve të huaja, siç e kemi bërë të ditur disa herë, mungojnë për të pestin vit radhazi dhe do të sigurohen deri në shtator të vitit 2025. Procedura e furnizimit është nisur dhe anuluar nga udhëheqësia e mëparshme e MASH-it dhe është në fazën e ankimimit. Pas përfundimit të fazës së ankimimit, do të publikohet sërish, në mënyrë transparente dhe në përputhje me rregulloret ligjore”, thonë nga Ministria e Arsimit. /Alsat.mk