Një mbrëmje e frikshme, pas ndeshjes ndaj Lazios, e cila u shndërrua në makth për mesfushorin e Juventusit, Daglas Luiz dhe të dashurën e tij, yllin e “Juventus Women”, Alisha Lehman.
Sipas raportimeve në Itali, shtëpia e çiftit në zonën “Gran Madre” të Torinos u “kthye përmbys” nga grabitësit.
Pas fitores 1-0 të Juventusit ndaj Lazios, të shtunën, Luiz kishte dalë për një darkë, ndërsa Lehmann ishte e grumbulluar me skuadrën e saj, në prag të ndeshjes ndaj Interit. “Tuttosport” raporton se rreth orës 01:30 të mëngjesit, çifti mori sinjalin e alarmit, se shtëpia e tyre ishte grabitur. Pasi u kthyen me nxitim, ata zbuluan se hajdutët kishin vjedhur 11 ora luksoze, me vlerë mbi gjysmë milioni euro (500.000 euro), së bashku me disa nga varëset e shtrenjta të Lehman-it.
Policia dhe hetuesit mjeko-ligjorë mbërritën në vendngjarje për të kërkuar gjurmë, por grabitësit tashmë ishin zhdukur, duke e lënë çiftin të tronditur dhe të shkatërruar. Kjo vjedhje tronditëse është e fundit në një varg ngjarjesh të ngjashme të profilit të lartë, që kanë pllakosur prekur lojtarët e Juventusit.
Para Luiz dhe Lehmann, ish-yjet e Juventusit, Moise Kin, Kaio Horhe dhe Anhel Di María kishin qenë të gjithë “viktima” të grabitjeve në shtëpi.