Zyrtari dhe ish-zëvendëskryeministri i BDI-së i detyrohet shtetit shuma të mëdha parash të mbledhura për udhëtime, të huajt kërkojnë procesuim të rastit

Një zyrtar shumëvjeçar i BDI-së dhe ish-zëvendëskryeministër i detyrohet shtetit shuma të mëdha parash që ishin marrë për shpenzime gjatë udhëtimeve dhe harxhimeve tjera, shkruan portali express.mk, por duke mos dhënë detaje se për kë bëhet fjalë.

Marketing

Përveç tij, ka edhe disa zyrtarë të tjerë të Qeverisë së kaluar, të cilët nuk i kanë rimbursuar apo arsyetuar shpenzimet e bëra gjatë kohës si funksionarë qeveritarë.
Këtë informacion e ndajnë anëtarët e BDI-së, të cilët tani po përballen me ligjin sepse kanë lejuar që paratë e marra si paradhënie të mos kthehen më dhe nuk e kanë raportuar krimin.

Gjatë kohës kur drejtonte një ministri dhe ishte në qeveri, zyrtari gjatë udhëtimeve jashtë vendit tërhoqi shuma të mëdha në valutë dhe nuk i kthente paratë pas kthimit. /Express.mk