Ndodh në Meksikë: Referi rrëmbehet, drogohet dhe grabitet pak para se të niste ndeshja

Rosario Cardenas duhej të gjykonte ndeshjen e madhe të futbollit meksikan midis Monterrey dhe Tigres, por në vend të kësaj ai ishte objektivi i banditëve.

Marketing

Ai është sulmuar nga autorë të panjohur të cilët e kanë marrë nga një kafene dhe e kanë futur në dhomën e një hoteli ku e kanë droguar dhe e kanë dehur për ta grabitur, transmeton GazetaBlic Sport.

Cardenas-it iu vodhën paratë, telefoni dhe portofoli dhe pasi u gjet i paaftë për të gjykuar ndeshjen, ai u lirua nga detyra dhe Federata Meksikane delegoi një gjyqtar të ri.Fatmirësisht, askush nuk u lëndua në këtë incident dhe Cardenas së shpejti do t’i rikthehet detyrave të rregullta pas rimëkëmbjes së tij mendore.