ASH zgjeron përfaqësimin në diasporë, zgjedh koordinatorë në Francë, Danimarkë, Zvicër dhe SHBA

Screenshot

Aleanca për Shqiptarët ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare, duke emëruar koordinatorë në disa shtete kyçe, në prag të kongresit të partisë.

Marketing

Në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë së partisë, Lulzim Aliti u emërua koordinator në Francë, Mahi Husmani në Danimarkë, Izbi Vinca në Zvicër dhe Adem Neziri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto emërime pasqyrojnë përkushtimin e Aleancës për Shqiptarët për të krijuar një rrjet të fortë bashkëpunimi me shqiptarët jashtë vendit dhe për të promovuar interesat kombëtare nëpër botë.

Ky vendim i Kryetarit Arben Taravari i paraprin procesit të riorganizimit të partisë në kuadër të kongresit të 10 nëntorit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strukturave dhe bashkimit të diasporës shqiptare me vizionin e Aleancës për Shqiptarët.