Letra e Ahmetit, Mexhiti: Muhabete boshe që i kemi dëgjuar në të kaluarën!

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhitit, sot u pyet lidhur me letrën e dërguar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryeministrit Hristijan Mickoski, në të cilën letër shpreh shqetësim për vendimet e gjykatës kushtetuese.
Mexhiti, raporton SHENJA, tha se ata sot nuk janë mbledhur për letra dhe muhabete por se janë për punë konkrete.
“Sot këtu nuk jemi për letra dhe muhabete boshe që i kemi dëgjuar në të kaluarën e as për të luajtur futboll por këtu jemi sot për gjëra konkrete, pra për korridorin 8 dhe jam i lumtur që dinamika për realizim është me rritëm të plotë për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për shtetin”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.

Marketing