22/11/2024
Ballina Lajme Botë Përmbytjet në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave

Përmbytjet në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave

Është rritur numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë, duke shkuar në 140, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve EFE.

Marketing

Përmbytjet e tmerrshme në historinë moderne të Spanjës kanë përfshirë rajonin lindor të Valencias, pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën rajonin të martën dhe të mërkurën, duke kthyer rrugët në lumenjë.

Presidenti i qeverisë së Valencias, Carlos Mazon, është ai mbi të cilin janë drejtuar të gjithë gishtat e atyre që kërkojnë përgjegjësinë për fatkeqësinë vdekjeprurëse që futi në zi Spanjën. Konservatori Mazon akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë, mediat dhe qytetarët në rrjetet sociale se “puna” e parë që bëri kur u zgjodh, vitin e kaluar, ishte shfuqizimi i UVE. Kjo është njësia e urgjencës së Valencias, e cila u krijua nga qeveria e mëparshme vendore për t’iu përgjigjur fatkeqësive klimatike si përmbytjet dhe zjarret.