Tajvani është goditur nga një tajfun i fortë duke shkaktuar edhe dëme të mëdha. Tajfuni “Kong rei” që ka prekur vendin shkaktoi dy viktima dhe mbi 500 të plagosur.
Por gjithashtu nuk kanë munguar edhe shkatërrime në zona të ndryshime të ishullit, pasi janë shkaktuar përmbytje , rrëshqitje të dherave si edhe janë shkulur pemë.
Gjithashtu një tjetër ngjarje është raportuar nga mediat e huaja.
Piloti i një avioni është përballur me një situatë të vështirë pasi për shkak të erërave të forta nuk ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Tajvanit. Siç shihet edhe nga pamjet, avioni nuk ka arritur të ulet. Ky u raportua tajfuni më i fortë që ka goditur ishullin në dekada. Avioni i cili hasi problematika, bëri një ulje të detyruar në aeroportin Taoyuan.
#reportertodaynews : Plane fails to land in #Taiwan as #TyphoonKongRey hits#Taiwan‘s biggest typhoon in nearly 30 years made landfall on Taiwan’s east coast, forcing a flight at Taoyuan Airport to be rerouted due to strong winds. pic.twitter.com/IYpSHviTRC
— Reporter Today News Channel (@reportertoday88) November 1, 2024