Xuxi dhe Drenusha kanë diskutuar për nënën e Kevinit, e cila hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova në “prime”-in e fundit.
Ajo erdhi për t’i dhënë kurajo Kevinit dhe për ta mbështetur në lojë, sidomos pas shprehjes së pëlqimit të tij për Anën, të cilën familja e saj nuk e pranoi.
Të dy, Xuxi dhe Drenusha, u pajtuan se nëna e Kevinit dukej shumë bukur dhe e re për moshën e saj.“Edhe mirë po u mbajke… Po e re. Gruja jem 53 vjet, ma e re se ajo duket pasha Allahun”, deklaroi Xuxi.