Në kuadër të platformës qeveritare “100% kushtuar juve” dedikuar departamenteve të shëndetësisë dhe politikave sociale, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani tha se ndihma sociale do të rritet për 10%
“Ne kemi planifikuar si ministri t’i rrisim ndihmat sociale për 10 për qind, rritja e shtesave speciale me 30 për qind, rritje e ndihmës financiare rreth 50 për qind për fëmijët me paralizë cerebrale. Rritje e ndihmës financiare rreth 20 për qind për personat e shurdhër. Rritjen e së drejtës për kompensim për punën me kohë të pjesshme për prindërit, për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, 30 për qind.”, – theksoi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.
Po ashtu ministri Limani bëri të ditur se do të aplikohet edhe mbështetja financiare pa ekstremitetet e sipërme, sigurimin e 1.500 audio librave me shikim të dëmtuar, si dhe ndërtimin e shtegut për persona të verbër në të gjitha qytetet e vendit.