Një burrë që pretendon se është “fëmija sekret” i mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla, po kërkon një test të atësisë dhe ka shpërndarë në internet foto që ai beson se flasin në favor të tij.
Simon Dorante-Day është përpjekur prej vitesh të bindë publikun se gjaku mbretëror britanik rrjedh nëpër venat e tij, ai gjithashtu po merr masa ligjore dhe në një postim të fundit në Facebook, ai krahasoi tiparet e tij të fytyrës me mbretin Charles dhe dy djemtë e tij. Princi William dhe Princi Harry, për të vërtetuar pretendimet e tij.
“Ky krahasim i William, meje, Charles dhe Harry tregon diçka shumë të qartë, nuk ka qëndrueshmëri. Fakti që ana e majtë e fytyrës sime përputhet në mënyrë identike me atë të Çarlsit, ndërsa as e Uilliam-it dhe as e Harrit, ngre pyetjen e qartë se cilët janë djemtë e vërtetë të Çarlsit?”, tha ai.
Përveç tipareve të fytyrës, Dorante-Day foli edhe për detaje të tjera që ai beson se provojnë se është fëmija i dashurisë së fshehtë të çiftit mbretëror.