Nderim Nexhipi do të jetë drejtori i ri sportiv i FC Shkupit. Është një kthim pas 20 vitesh të Nexhipit te skuadra nga Çairi, pasi që ishte futbollist i kësaj skuadre në sezonin 2000/01 dhe 2004, kur veshi fanellën e skuadrës së Slloga Jugomagnat.
Ai zë vendin e Emir Shabanit, i cili në këtë pozitë erdhi në prill të këtij viti dhe më herët në këtë rol kishte emra si Florim Muça, Damir Ibriq, Jane Nikollovski, Omer Bunjaku dhe ish-futbollisti i Fenerbahçes, Gjokan Bozkaja.
Kujtojmë se Nderim Nexhpi ka zhvilluar një ndeshje për seniorët e Maqedonisë, ndëtrsa ka edhe 20 paraqitje të tjera për moshat e reja, U17, U19 dhe U21. Në vitin 2001 bëri një transferim të bujshëm nga Çairi te Herta Berlin, më pas ka luajtur për Volfsburgun, ndërsa në kampionatin vendas ka veshur fanellën edhe të Rabotniçkit, si dhe Shkendijës.