A po i “tradhton” aplikacioni “Sky” grupet mafioze në Maqedoni? Toshkovski paralajmëron raste interesante për opinionin

Pas arrestimit të djeshëm të tre personave, dy prej të cilëve ish-inspektorë të policisë, për bashkëpunim me grupe të nëntokës, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot paralajmëroi se mund të ketë raste të reja nga komunikimet në aplikacionin “Sky”, përcjell TV21. I pyetur nëse janë të përfshirë shërbimet brenda MPB-së, Toshkovski refuzoi të përgjigjet.

Marketing

“Ekziston një numër i madh i provave. Të gjitha provat që po analizohen janë grumbulluar nga aplikacioni “Sky” që na e kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë. Kështu që vlerësoj që në të ardhmen do të ketë raste interesante për publikun, në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë. Kjo do të thotë se do të ketë edhe raste të reja? Supozoj që në të ardhmen do të ketë më shumë raste që janë të lidhura me provat materiale të siguruara nga aplikacioni “Sky”. Janë prej shërbimeve? Nuk mund dhe nuk do të doja të hyjë tanë në atë për çfarë pyetët”, tha mes tjerash Toshkovski./tv21.tv    https://fb.watch/vFOMgFG1t6/