Presidentit të SHBA-së nuk i është rritur paga tash e 20 vite.
Kjo do të thotë që tani presidenti i saposhpallur Donald Trump do të ketë të njëjtën pagë sikurse paraardhësi i tij: 400,000 dollarë në vit, siç specifikohet në Titullin 3 të Kodit të SHBA-së.
Presidenti gjithashtu do të ketë 50,000 dollarë shtesë për shpenzime, buxhet për udhëtime prej 100,000 dollarë dhe buxhet argëtimi prej 19,000 dollarë.
Natyrisht, komandanti i përgjithshëm i vendit ka të drejtë edhe për përfitime të tjera, jo më pak e rëndësishme është një rezidencë e njohur si Shtëpia e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se midis viteve 1969 dhe 2001, hera e fundit që Kongresi rriti pagën e shefit ekzekutiv, presidenti fitoi 200,000 dollarë në vit.
Në një seancë dëgjimore të vitit 1999 për rritjen e propozuar të pagave, u vu re se kompensimi për “një nga punët më të vështira dhe më të rëndësishme” nuk ishte rritur në tre dekada.