Kombëtarja e Francës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor dhe çudia më e madhe është mungesa e emrit, Kylian Mbappe.
Trajneri, Didier Deschamps ka treguar arsyen pse nuk e ka ftuar sulmuesin e Real Madridit, por nuk ka dhënë fakte të mjaftueshme në lidhje me këtë vendim.
“Kam pasur disa diskutime me të dhe unë e kam marrë këtë vendim. Është më mirë kështu. Kylian Mbappe donte të vinte. Nuk është shkaku problemeve sportive”, u përgjigj trajneri i “Gjelave”.
Kjo nuk është hera e parë që Mbappe mungon në listën e Francës. Sulmuesi mungoi edhe në dy ndeshjet e muajit të kaluar, por arsyeja e kaluar ishte lëndimi, tani s’dihet asgjë saktë.
Kombëtarja e Franës gjatë këtij muaji luan dy ndeshje, me Izraelin dhe Kombëtaren e Italisë.