BDI: Asnjë reagim për vdekjet e përditshme të foshnjeve, VLEN reagon vetëm kur ngacmohet kumbaria e tyre me bixhozin

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i klinikës pediatrike për vdekjet e përditshme të foshnjeve në spitalet që drejtohet nga kuadrot e Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit.

Marketing

Spitalet u shëndëruan në ferr për pacientët ku po vdesin foshnje çdo ditë, ndërsa Taravari shetit botën dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi.

VLEN, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari, reagojnë vetëm kur ju cënohet kumbaria me bossin e bixhozit në vend, përkrahësin e tyre më të madh.

Gjithmonë kur Taravari është ministër i shëndetësisë, vdekja e pacientëve bëhet përditshmëri.

VMRO DPMNE e quante Arben Taravarin Ministër të vdekjes dhe personin më të korruptuar.

Sot, Mickovski duhet që ta shkarkojë menjëherë Taravarin dhe drejtorin e Klinikës Memedi në mënyrë që të shpëtojnë qytetarët.