Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se ka filluar sanimi i rrugëve në lagjen Gazi Babë, një nismë që ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës. Sot janë përfunduar punimet në rrugët “Remzi Hoxha” dhe “Mentoz Allajbegu”, dhe deri të premten do të përfundojë sanimi i të gjitha rrugëve të lagjes.
” Si kryetar i komunës, jam i kënaqur që po realizohet kjo nisme e rëndësishme, e cila do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë e lëvizjes për qytetarët. Ky është vetëm një hap i rëndësishëm në angazhimin tonë për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjithë komunën”-thotë Ganiu. https://www.facebook.com/share/p/12B3FbUcKNi/