„Mirëdita edhe nga unë. Për mua gjithmonë është një mundësi e shkëlqyer kur orari normal e lejon që të jem pjesë e ngjarjeve të tilla. Faleminderit për ftesën organizatorëve, faleminderit organizatave joqeveritare që gjejnë kohë të jenë të pranishme në një dialog të tillë, ku duhet të punojmë së bashku, dhe ne si Qeveri të nxjerrim disa përfundime që janë të rëndësishme për ne dhe, bazuar në informacionet që kemi, si dhe sugjerimet dhe këshillat nga organizatat joqeveritare, të marrim vendime më cilësore.
Askush nuk ka lindur i ditur, të gjithë e ndërtojmë dhe e përmirësojmë kapacitetin tonë intelektual gjatë jetës. Unë dua të mësoj çdo ditë sa më shumë që të jetë e mundur, të dëgjoj dhe normalisht, bazuar në informacionet dhe argumentet që arrijnë tek unë, të marrim një vendim. Këto janë kohëra kur duhet të merren vendime, sepse shumë probleme të brendshme duhet të zgjidhen dhe këtu vlerësoj që sektori joqeveritar është shumë i rëndësishëm.
Faleminderit Ambasadës së Zvicrës, që është sponsore e ngjarjeve të tilla dhe që ndihmon organizatat joqeveritare. Pres që ky dialog në të ardhmen të vazhdojë dhe të jetë edhe më i suksesshëm, dhe nga ky dialog të rezultojnë politika të reja që do të kenë vetëm vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Prandaj edhe një herë dëshiroj që ngjarja të jetë e suksesshme. Faleminderit organizatorëve, Ambasadës së Zvicrës dhe shpresoj që edhe ju mediat do të dëgjoni diçka të re që, siç thashë, do të ketë vlerë të shtuar për cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë.”