LSDM: VMRO-DPMNE vazhdon të partizojë institucionet

Opozita akuzon pushtetin se po vazhdon me partizimin e institucionet shtetërore. LSDM njofton se Ankica Trpkovska, pronarja e kompanisë që duhej të ndërtonte garazhin e diskutueshëm pranë Kuvendit, është zgjedhur anëtare e Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike, për çka çdo muaj do të merr 2700euro.

Marketing

Social-demokratët pretendojnë se bëhet fjalë për një vendim tërësisht partiak, për staf të pakualifikuar, ndaj kërkon tërheqjen e vendimit dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapë lënd.

“Së pari, qeveria zbaton një partizanizim brutal të AKE-së, i cili duhet të jetë organ i pavarur dhe jo të strehojë njerëz me marrëdhënie personale dhe partiake me zyrtarët e pushtetit aktual. Trpkovska ende figuron si pronare e kompanisë që duhej të ndërtonte garazhin e diskutueshëm shumëkatësh dhe ajo u zgjodh në kohën kur po përgatitet ligji që duhet ta kompensojë kompaninë e saj. Avokati i firmës së saj ishte Pançe Toshkovski. A nuk është ky një konflikt interesi në vetvete?” – deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Marketing