Taravari: Do të ishte super nëse Stoilkoviç do të ishte prezent në Prishtinë, për ta parë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë më afër se kurrë

Arben Taravari nga VLEN në intervistë për “Albania Post” tha se me shumë gjasa ministri pro serb në qeverinë e RMV-së, Ivan Stoillkoviç nuk do të jetë prezent në mbledhjen ndërqeveritare në Prishtinë. Ai shtoi se do të ishte mirë që i njëjti të ishte prezent, për të parë se pavarësisht qëndrimeve të tij, RMV-ja dhe Kosova janë më afër se kurrë.

Marketing

“Mos harroni se Qeveria jonë vjen të nënshkruajë bashkëpunime të ngushta me shtetin e Kosovës. Koalicioni Qeveritar është një marrëveshje shumë më serioze se sa opinioni i një njeriu e sidomos kur opinioni i tij i përket një mentaliteti sa të vjetër po edhe aq të gabuar. Në dijeninë time z.Stoilkoviç nuk do të jetë i pranishëm në Mbledhjen e Prishtinës por edhe nëse po, do të ishte super, sepse ai do të ishte dëshmitar në vetë të parë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë më afër se kurrë”, tha mes tjerash Taravari.