Mbrojtësi 25-vjeçar bëri një fillim të fortë në sezonin 2024-25, dhe ai mbetet një lojtar i kërkuar nga klubet.
Celta Vigo aktualisht ka Minguezan, edhe pse ata zotërojnë vetëm gjysmën e të drejtave të tij. Ata duan të marrin 50% të mbetur nga Barcelona, e cila tashmë është njoftuar për këtë, shkruan MD.
Sipas raportit, Barcelona është shumë e relaksuar për situatën, pasi mendon se është në pozitë të favorshme.
Ata mund të ri-nënshkruajnë me Minguezan për 10 milionë euro sepse zotërojnë 50 për qind të të drejtave të tij (klauzola e tij e lirimit në Celta është 20 milionë euro), dhe kjo është diçka që Barcelona e kanë marrë në konsideratë muajt e fundit.
Blaugrana mund ta blejë dhe ta shes siku tjetër për një shumë më të madhe.