Largohen disa deponi të egra në disa komuna të Shkupit

Gjatë ditës së djeshme, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup realizuan
një sërë aktivitetesh për largimin e deponive të egra në komunat Kisella
Vodë dhe Qendër të Shkupit.

Marketing

Në komunën Kisella Vodë është intervenuar në rrugët Nevena Georgieva –
Dunja dhe Dimo Haxhi Dimov, ku janë ngritur gjithsej 20 metra kub mbetje
komunale të përziera, ndërtimore dhe të vëllimshme të hedhura në mënyrë
të paligjshme.

NP Higjiena Komunale – Shkup pastroi edhe disa deponi të egra më të
vogla në rrethinën e stadiumit të Qytetit, ku janë ngritur dhe
transportuar përafërsisht 15 metra kub mbetje nga sipërfaqe publike.

Njëkohësisht, gjatë javës së kaluar, Eko – patrulla e NP Higjiena
Komunale – Shkup përgatiti shtatë procesverbale edukative – informative
për qytetar dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes së paligjshme
të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut në komunat Qendër,
Karposh dhe Çair të Shkupit. Në kuadër të intervenimeve të Eko –
patrullës nga kundërvajtësit u larguan gjithsej 32 metra kub mbetje
ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.