Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë në vend.

Marketing

Kjo u bë me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme përfshirë veriun e vendit ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze kriminale.

“Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.

Policia me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues”, thuhet në njoftim.