Ja kur pritet të fillojnë punimet për vendparkimet në sheshin “Skenderbeu”

Çarshia e Vjetër e Shkupi kohë të gjatë përballet me mungesë të theksuar të parkingjeve zëvendëskryeministri kryeministri i parë Izet Mexhiti informoi se Qeveria në prag të festave të nëntorit mori vendim për finalizimin e Sheshit Skënderbe dhe pritet të jepet leja e ndërtimit që të hapet procedura e tenderimit. Sipas Mexhitit vitin e ardhshëm pritet të fillojnë punimet për 500 vendparkingje në Çarshinë e Vjetër që të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve dhe turistëve.

Marketing

“Besoj që në vitin 2025 deri nga muaji prill mendoj që do të fillojnë punimet për ndërtimin e fazës së tretë, e cila ka vlerë afër 20 milion euro, e cila do të siguron 400 vendparkingje dhe bashkë me ato 100 tjera janë 500 vendparkingje që dukshëm do ta zgjidhin problemin kryesor të Çarshisë së vjetër, do ta bën më të lehtë qarkullimin e njerëzve, turistëve, më atraktiv dhe të njëjtën kohë do të finalizohet Sheshi Skënderbe me përmasat përafërsisht sa sheshi i Tiranës ose pak më i madh.”, u shpreh zëvendëskryeministri kryeministri i parë Izet Mexhiti.

Mexhiti po ashtu informoi se janë duke punuar edhe te muzeu në Kala ku ka një parking nëntokësor për 100 vetura i cili nuk është në funksion mbi 30 vite, për shkak se muzeu dhe institucionet tjera e kanë shndërruar në magazinë. Thekson se janë në komunikim të përditshëm që të lirohet ai parking aty që të jetë në funksion të Çarshisë së Vjetër.