Incidentet me flamujt,LSDM kërkon takim liderësh

LSDM kërkon një takim liderësh lidhur me gjendjen e sigurisë në shtet. Nënkryetari i kësaj partie, Metodija Ilievski, theksoi se me një takim të tillë me përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare do të jepet një porosi se Maqedonia është dhe do mbetet shtet për të gjithë qytetarët e vet.

Marketing

“LSDM propozon mbajtje urgjente të takimit të liderëve të të gjitha partive politike parlamentare. Ky është detyrim që e kemi ndaj qytetarëve, detyrim që të tregojmë se jemi të përgatitur që së bashku të ballafaqohemi me të gjitha sfidat dhe ta ruajmë shtetin tonë stabil dhe të qetë“, tha Metodija Ilievski, nënkryetar i LSDM-së.

Marketing