Shkupi përmes ITSHKSH-së rikthen lavdinë e Pjetër Bogdanit dhe Ibrahim Rugovës

Me vendosjen e luleve para shtatores së Pjetër Bogdanit, dje në Shkup, në bashkëpunim me Redaksinë e Botimeve “Drita” nga Prishtina filloi simbolikisht manifestimi tradicional kulturor-shkencor, i treti me radhë, “Ditët e Bogdanit”, i cili vazhdoi pastaj me tryezën shkencore, me studiues pjesëmarrës nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi. I pranishëm në këtë ceremoni, ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja.

Marketing

Tryeza shkencore që u mbajt në ITSHKSH pati temë qendrore “, Personaliteti i Ibrahim
Rugovës nga studiuesi i letërsisë tek burrështetasi vizionar”, kurse drejtori i ITSHKSH-së, Prof. dr. Skender Asani, në fjalën e tij përshëndetëse potencoi rolin e Rugovës në procesin e shtet ndërtimit të Kosovës, duke udhëhequr një politikë të matur e vizionare, duke qenë
gjithmonë i koordinuar e aleatin kryesor të shqiptarëve – SHBA-të. Ai me këtë rast veçoi edhe një detaj që ndërlidhet me ndërtesën ku sot ndodhet ITSHKSH, e cila dikur ishte Ambasada amerikane, ku, siç tha drejtori Asani, Rugova dhe elita kosovare vinin në konsultime paraprake para vendimeve vendimtare.
Në hapje të debatit shkencor mbi Rugovën, dje i pranishëm ishte edhe zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, i cili pasi inkurajoi punën që po bën ITSHKSH në ndriçimin e shumë figurave e proceseve, foli edhe për personalitetin e Ibrahim Rugovës, duke veçuar disa atribute që ai i posedonte, sinë planin krijues-intelektual, ashtu edhe në atë politik e kombëtar.

Në emër të misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe Agim Krasniqi, konsull i Republikës së Kosovës në Strugë, i cili pati një qasje retroskeptive mbi aktivitete e Rugovës në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe roli i tij i heshtur në përgatitjen e rezistencës së armatosur në Kosovë që pasoi në fund të viteve nëntëdhjetë.
Si mik i ngushtë i Presidentit Rugova dhe si përfaqësues i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush
Gjergji, foli për disa aspekte të portretit krijues, intelektual e politik të Rugovës, duke veçuar me këtë rast maturinë dhe largpamësinë e tij si dy komponentë që e karakterizonin personalitetin tij. Me një temë specifike e titulluar “Rreth një vështrimi analitik e tipologjik të veprës së Pjetër Bogdanit në gjurmimet e Ibrahim Rugovës”, kishte ardhur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, prof.dr. Evalda PACI, e cila përmes një qasjeje analitike shtjelloi metodologjinë dhe përkushtimin e Rugovës ndaj autorëve të vjetër shqiptarë, duke u thelluar më tepër tek kimpleksiteti i veprës së Pjetër Bogdanit, si një paradigmë e studimeve të tij bogdaniane.

Njëri prej bashkëpunëtorëve dhe miqve më të afërt të Presidentit Rugova ishte edhe prof. dr. Milazim KRASNIQI, i cili në tryezën shkencore u paraqit me kumtesën me titull:
“Konfliktet ndërmjet shkrimtarëve stimuluan zhbërjen e RFSJ-së (Cili ishte ndikimi i Ibrahim Rugovës dhe SHSHK në ato zhvillime?)”, me ç’rast ndër të tjera nënvizoi se barraka ku e filloi punën Ibrahim Rugova si kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (dhe unë si sekretar i saj) ishte jo vetëm e papërshtatshme për punë normale, po ishte edhe e ekspozuar ndaj survejimeve e provokimeve. Kushdo që e dinte këtë fillim të çuditshëm të karrierës publike e politike të Ibrahim Rugovës më 16 shkurt të vitit 1988, kishte të drejtë të çuditej kur do ta shihte Rugovën në vitin 1998 si mysafir në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Ama, për të mbërritur nga ajo barrakë e mjerë në Shtëpinë e Bardhë dhe në nivelet e larta të politikës si president i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi nëpër një rrugë të vështirë në vitet 1988-1999”, u shpreh Krasniqi.

Ndërkaq Zef (Ahmeti) NOKA, duke folur (përmes një video paraqitjeje nga Zvicra) për
personalitetin e Rugovës, e shikoi këtë nën prizmin e temës që kishte zgjedhur për ta trajtuar: “Roli i Rugovës në procesin e kthesave historike”, duke veçuar me këtë rast dy aspekte të qasjes: Strategjia e veprimit dhe Lidershipi i Rugovës. Duke folur për mendimit politik të Rugovës, Zef Ahmeti veçoi katër rrathë të cilët i mirte parasysh Rugova: Rrethi i parë, që përfshinë jetën politike te shqiptarët. – Diskursi politik brenda shqiptar, rrethi i dytë, përfshin ngjarjet përbrenda procesit të shkatërrimit të Jugosllavisë – por edhe ato që lidheshin me rajonin, Ballkanin – pra diskursi politik rajonal e ballkanik, rrethi i tretë përbëhet nga njohjet, marrja parasysh e ngjarjeve dhe ecurive politike të kohës në Evropë – diskursitpolitik evropian dhe rrethi i katërt, do përfshijë raportet e fuqive në rrafshin evropian e botërorë, përkatësisht diskursin politik global.

Jusuf Buxhovi, ndonëse nuk ishte i pranishëm fizikisht në këtë tryezë shkencore, ai e kishte
dërguar kumtesën e tij me titull: “Ibrahim Rugova midis realitetit dhe ikonës”, në të cilën, në mes tjerash, shprehet se Historia nuk do të ishte histori po qe se nuk do t’i kishte aktorët e saj të përhershëm, të cilët, megjithatë, në të mbesin të prekshëm. I tillë shfaqet edhe dr. Ibrahim Rugova, lideri i lëvizjes së kundërvënies civile ndër më të mëdhatë dhe ndër më të fuqishmet mbi bazat institucionale dhe më vonë edhe president i parë i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e lira të mbajtura në vitin 1992. President i Kosovës do të zgjidhet edhe në vitin1989. Edhe në rrethanat e protektoratit ndërkombëtar, në vitin2001 dhe 2004 Rugova do të zgjidhet president i Kosovës. Nuk do të arrijë 17 shkurtin, por askush nuk mund t’ia marrë të drejtën që e ka fituar të zë vendin që i takon në altarin e të merituarve të pavarësisë së saj”, nënvizon Buxhovi.
Shkrimtari Sabit Rrustemi në kumtesën e tij me titull: “Momentetë ndryshme në kohë të
ndryshme me Rugovën”, ve[oi nj; detajnga f;mij;ria e hershme e tij. “Parase të njihem me
Ibrahim Rugovën, jam njohur me veprën e tij, qysh si nxënës i klasës së tetë, në vitin shkollor 1973. Ishte vepra e parë e tij, “PREKJE LIRIKE”, të cilën e mora për lexim në bibliotekën e fshatit Zhegër, që atëherë e frekuentoja gati në çdo tri-katër ditë”, tha Rrustemi.
Ndërkaq poeti Ndue UKAJ foli për “Mësimet e Rugovës”, duke theksuar me këtë rast se
Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale, me vepra
përfaqësuese e identifikuese, dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e
monumentale.

Studiuesi i letërsisë dhe përfaqësuesi i Kosovës në Selinë e Shenjtë, Vatikan, Vehbi MIFTARI, në kumtesën e tij foli për “Tri liritë e Ibrahim Rugovës”, duke analizuar me këtë rast kompleksitetin e figurës së Rugovës brenda formatit të studiuesit, intelektualit dhe politikanit.
“Si e njoha Ibrahim Rugovën?”, ishte kumtesa e fundit e Emin Azemit ku në mënyrë kronologjike u rrëfyen njohjet personale dhe të drejtpërdrejta të tij me Rugovën para se të përfshihej në politikë, konkretisht në harkun kohor të viteve 1983-87, vite këto të cilat kishin qenë mjaft produktive për atmosferën kulturore e letrare të Kosovës, ku roli i Rugovës kishte qenë i pashmangshëm.

Pas përfundimit të punimeve të tryezës shkncore, u promovua edhe nr. 39 i revistës së specializuar SCUPI, e cila këtë numër ia kushton Imzot Lazër Mjeda dhe Shkupi i kohës së tij, një përmbledhje punimesh shkencore nga tryeza e vitit të kaluar ku temë qendrore ishte veprimtaria atdhetare e fetare e Imzot Lazër Mjedës. Për këtë numër të “Scupit” foli Don Fatmir Koliqi, në cilësinë e bashkërendeuesit dhe anëtarit të redaksisë së kësaj reviste si dhe Emin Azemi kryeredaktor i këtij edicioni të revistës “Scupi”.
“Ditët e Bogdanit” vazhdojnë sot (ora 19) në Katedralen “Nëna Tereze” në Prishtinë, me një program artistik tematik kushtuar personalitetit të Presidentit Rugova, ku do të jetë edhe një Lectio Magistralis nga Prof. Anton Berishaj me titull: “Rugova dhe Bogdani – agape dhe ideja europiane”.

Marketing