Mexhiti: Kush prek Ligjin e Gjuhëve ka prekur Marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike dhe sigurinë e shtetit!

Zv. kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka komentuar ndryshimet në Ligjin e Gjuhëve ku fton për qetësi dhe se do të zgjidhet kjo çështje e ndjeshme.

Marketing

“Ftoj gjithë institucionet dhe qytetarët të marrin me qetësi këtë punë, e ftoj edhe Gjykatën Kushtetuese ta sheh këtë si çështje politike jo vetëm Juridike. Për shkak se ligji i gjuhëve del nga marrëveshja e Ohrit që është shtyllë e këtij shteti të ri, pra kushtetuta  e re është ndërtuar mbi Marrëveshjen e Ohrit. Pra kushdo që prek marrëveshjen e Ohrit ka prek marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti. Andaj ftoj të gjithë ta mbyllim këtë çështje të ndjeshme si duhet”, tha Mexhiti.

Marketing