Janevska: Qeveria angazhohet për sistem arsimor më cilësor dhe gjithëpërfshirës

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska përmes video fjalimit mori pjesë
në hapjen e Samitit të Fondacionit Maarif nga Turqia, në temën "Arsim për shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të ardhme të qëndrueshme", e cila mbahet për të katërtën herë në Stamboll. Folësit hyrës në ngjarjen ishin Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, Ministri i Arsimit Kombëtar Jusuf Tekin dhe Presidenti i Fondacionit Biroll Akgun.
Ministrja dërgoi mesazh se Qeveria e re e Maqedonisë nuk ka asnjë dyshim se arsimi është
shtyllë e shoqërisë dhe për këtë arsye rrit angazhimin në njohuritë e qytetarëve, në
kreativitetin dhe inovacionin e tyre me qëllim për t'i mundësuar secilit individ të arrijë
potencialin e tij të plotë, duke theksuar se çdo sukses personal është sukses edhe për vendin.
Unë jam pjesë e një qeverie relativisht të re, e cila mandatin e filloi 5 muaj më parë me një
vullnet dhe energji të fuqishme për ndryshime të cilët do të sigurojnë sistem arsimor më
cilësor dhe gjithëpërfshirës. Këto ndryshime tanimë po ndodhin. Ne jemi duke punuar për
programet mësimore më cilësore dhe tekstet shkollore,të dixhitalizimit, motivimit të
mësimdhënësve, përmirësimit të infrastrukturës dhe optimizimit të rrjetit shkollor, si dhe
futjes së punës me një ndërrim dhe qëndrimit të zgjatur për nxënësit të mbushur me
përmbajtje të cilat u interesojnë. Padyshim,prioritet i rëndësishëm është edhe arsimi i lartë, si dhe miratimi i rregullores së re ligjore për më shumë dhe mundësi më të mira për të gjitha palët e interesuar në sistem”, tha Janevska.
Ministrja potencoi se kujdes i madh zhvillohet për gjithëpërfshirjen e arsimit, gjegjësisht
ofrimin e qasjesë së barabartë dhe shans të drejtë për të gjithë që të përmirësohen në të njëjtat kushte si gjithë të tjerët.
“Pabarazia në njohuritë e grupeve të ndryshme shoqërore në vendin tim është evidente dhe kjo është si rezultat i disa faktorëve, ndikimin e të cilëve po përpiqemi ta neutralizojmë.
Gjithashtu dallime në njohuri ka mes fëmijëve nga rajone të ndryshme në Maqedoni, mes
nxënësve që u përkasin bashkësive të ndryshme etnike, si dhe dallime shkaktohen edhe nga statusi social i familjeve nga vijnë fëmijët”, tha ministrja.

Marketing

Ministrja potncoi se me procesin e optimizimit të rrjetit të shkollave do të eliminohet faktori i parë. Një pjesë e fëmijëve nga rethinat rurale do të zhvendosen në shkolla qendrore ku
socializimi dhe konkurrueshmëria janë më të mëdha dhe ku shkollat ​​janë të organizuara dhe të pajisura më mirë. Për fëmijët, familjeve në nevojë sociale të cenueshme u sigurohen të drejta të veçanta për mbështetje financiare dhe stimulim të edukimit.
“Po punojmë në ngritjen e vetëdijes tek një pjesë e popullatës për rëndësinë e edukimit dhe për përkushtimin më të madh ndaj shkollës, ndërsa me rregullore të re dhe të përforcuar ligjore do ta parandalojmë segregacionin, por edhe çdo lloj diskriminimi në arsim”, shtoi Janevska.
Gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen që vendi merr në përpjekjet për sistem arsimor më të mirë, mes të cilave përfshiu organizatën qeveritare turke TIKA, si dhe Fondacionin Maarif. Ministja bëri thirrje që përmes bashkimit dhe inovacioneve për të vazhduar zhvillimin e arsimit, i cila, siç tha, mundëson paqen, tolerancën, të kuptuarit e diversitetit dhe ecurinë e botës përpara.
Samiti zhvillohet sot dhe nesër, ndërsa në disa panele diskutimesh në kuadër të të njëjtit do të marrin pjesë përfaqësues të rreth 50 vendeve.

Marketing