Rrëfimi i saj nxiti komente të shumta, Xhensila del me një reagim

Në një postim të fundit, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ndau disa mendime pas intervistës së saj emocionuese që dha një ditë më parë për Arbana Osmanin. Ajo theksoi se përmes këtij rrëfimi ka shprehur realitetin e saj, jo vetëm për vete, por edhe për çdo grua që kishte nevojë ta dëgjonte.

Marketing

“Ju falenderoj pa fund për mbështetjen, fjalët plot dashuri që më keni mbushur inbox-in. Unë nuk jam vetëm, ju nuk jeni vetëm,” shkruan Xhensila, duke shprehur mirënjohjen për mesazhet që ka marrë.  https://youtu.be/OL1loK1IcYw

Këngëtarja falenderoi gjithashtu Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn për mundësinë për t’u shfaqur në një mënyrë më të hapur dhe autentike:

“Faleminderit @arbanao & @eduartgrishaj për ftesën, me krijuat hapësirën të prezantoja Xhensilën si kurrë më parë, me të mirat dhe defektet që ka.”

Në fund, ajo përcolli një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj, duke kujtuar se askush nuk është perfekt, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim.

Marketing