Hezbollahu braktis Sirinë pas rënies së Assadit

Grupi islamik libanez Hezbollah thotë se ka tërhequr të gjitha forcat e tij nga Siria, thanë dy burime libaneze të sigurisë për mediat britanike.

Marketing

Grupi tërhoqi trupat e tij ndërsa fraksionet rebele iu afruan kryeqytetit Damask. Hezbollahu i mbështetur nga Irani ndihmoi në mbështetjen e regjimit të Assadit, por është shkatërruar nga lufta e tij me Izraelin.

Ndërkohë ,mediat franceze raportojnë se një sallë pritjeje në pallatin presidencial, e cila deri dje përdorej nga diktatori sirian është djegur në Damask.

Marketing