Kurti shprehet i bindur se do t’i fitojë thellësisht zgjedhjet

Albin Kurti, është nominuar nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për të garuar për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Marketing

Në fjalimin e tij pas marrjes së besimit nga KP-ja e kësaj partie, ai u shpreh i bindur se do t’i fitoj thellësisht zgjedhjet.

Ai theksoi se Kosova do të jetë një vend atraktiv për investime strategjike, duke filluar dhe nga prodhimi i armëve.

Kryeministri aktual deklaroi se “armiqtë” e tij duke iu referuar opozitës që sipas tij iu bë palë dhe Gjykata Kushtetuese, siç tha Kurti “për të na vonuar”.

“’S’kanë çka na bëjnë më. Na vonuan në mandatin e parë, por s’do të mund të na vonojnë dhe në mandatin e dytë”, tha Kurti.

Tutje, Kurti theksoi se si fokus i qeverisjes së ardhshme të tij do të jetë që të gjithë ata që keqpërdoren paranë publike do të japin llogari para ligjit.

“Lëvizja do të fitoj dhe populli do të fitojë, punësim të gjithmbarshëm dhe rritje të rrogave dhe pensione”, tha ai ndër të tjera në fjalimin e tij.

Në fund, ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë VV-në.

Marketing