Ka shkuar në pesë numri i shoferëve të arrestuar në Durrës dhe njëri po procedohet penalisht. Mësohet se ata kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, për të shmangur arrestimin.
Ndërkohë, policia apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor,
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie.
Vihet në pranga një drejtues automjeti i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, për të shmangur arrestimin e tij.
Po gjatë ditës së sotme Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga 4 drejtues automjetesh dhe procedoi penalisht një tjetër i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin 46 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l. Për të shmangur arrestimin, 46-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, 4500 lekë të rinj.
Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi 46, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbime të Policisë