Shpërthim i fuqishëm në një depo nafte në Itali, raportohet për viktima, të plagosur dhe të zhdukur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një depo nafte në Calenzano në provincën e Firences.

Marketing

Sipas mediave italiane dy persona kanë humbur jetën, nëntë janë plagosur, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.

“Të gjitha spitalet dhe dhomat e urgjencës janë në gatishmëri”, njofton në rrjetet sociale guvernatori Eugenio Giani.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka aktivizuar një alarm për një rreze prej 5 km nga zona e shpërthimit që ndodhi në Calenzano, “duke kërkuar që njerëzit të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të mos i afrohen zonës “.

Shpërthimi ndodhi në një zonë të përcaktuar si pikë ngarkimi ku cisternat mbushen me karburant. Shtëllungat e tymit janë të dukshme edhe në komunat e afërta.

Në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe policia.

Dalja Calenzano e A1 është e mbyllur në të dy drejtimet.

Trafiku hekurudhor është pezulluar edhe në linjat konvencionale Firence-Bolonjë dhe Firence-Prato-Pistoia për shkak të ndërhyrjes së Brigadës së Zjarrfikësve dhe Policisë pas shpërthimit.

“Dëgjuam një shpërthim të madh, të gjitha xhamit u thyen dhe raftet ranë përtokë. Ne dolëm të tmerruar për t’u mbrojtur dhe për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Dikush mendoi se kishin hedhur një bombë, si në luftë”.

Kjo është dëshmia e disa punëtorëve që punojnë në kompanitë pranë zonës ku ndodhi shpërthimi.  https://youtu.be/yAhkl7nl-6o?si=Q0wvOwD70s3I0X2I

Marketing