Akuzat e Speciales, Kilaj deklarohet i pafajshëm

Akuzat e Isni Kilaj, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues në Hagë për akuzat që rëndohen ndaj tij për tentativë për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mos-bindje të gjykatës.

Marketing

Kilaj tha shkurtimisht se deklarohet plotësisht i pafajshëm, kur ju lexua e drejta për vetdeklarim i fajshëm apo i pafajshëm, shkruan Insajderi.

“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, tha ai.

I pafajshëm u deklarua edhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, përgjatë seancës hapëse të së hënës.

“Besimi në Zot dhe në drejtësi nuk e luhati edhe kur sfidohem personalisht, unë me bindje çdoherë jam në anën e tyre”, tha ndër të tjera ai.

Kilaj, Kuçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Hashim Thaçi po akuzohen në një aktakuzë të re të Zyrës së Prokurorit të Specializuara për vepra penale që lidhen me ndërhyrje në administrimin e drejtësisë.

Marketing