Forumi Gruas i Lëvizjes BESA organizoi panel diskutim me rastin e 16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave

Forumi i Gruas së Lëvizjes BESA organizoi sot panel diskutimi në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Nga panelistet u treguan raste të shumta të dhunës ndaj grave në vendin tonë qoftë ajo dhunë fizike, emocionale, psikologjike dhe ekonomike dhe se kjo nuk është vetëm një çështje private, por një problem shoqëror që na prek të gjithëve.

Marketing

Në këtë organizim u dakordua se çdo veprim I vogël mund të sjellë ndryshim, prandaj nuk duhet heshtur përballë saj, duhet ngritur zëri, ndërgjegja dhe mbështetja për iniciativat që çojnë në eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe se së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri pa dhunë!

Marketing