Mickoski: Po punohen shumë raste që lidhen me ish-funksionarë të lartë të BDI-së

Duke komentuar revoltën e BDI-së në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që prolongoi procesin e marrjes së vendimit në lidhje me kontestimin e Ligjit për Gjuhët, kryeministri Hristijan Mickoski tha se BDI ka për qëllim të shpërqendrojë opinionin, përcjell TV21. Mickoski tha se po punohen shumë raste që kanë të bëjnë me punën e ish-funksionarëve të BDI-së.

Marketing

“Strategjia e Ali Ahmetit dhe BDI-së deri sa vijnë nga e gjithë bota vërtetime për sjelljen e tyre kriminale, është që të tentojnë ta shpërqendrojnë publikun dhe të kthejnë temën që në përgjithësi ka për qëllim polarizimin e popullatës, me mundësi etnikisht. Këtë nuk do ta lejojmë si qeveri. Po vijnë vërtetimet për sjelljen kriminele të kësaj strukture e garniture politike në 20 vjetët e fundit. Shumë raste po punohen që lidhen me ish-funksionarë të lartë të BDI-së. Publiku shumë shpejtë do të shohë se cili është motivi bazë i udhëheqësisë aktuale të BDI-së, që më së paku janë kujdesur për atë që duhej të kujdeseshin”, tha Mickoski.

 

Marketing