Gjatë fundjavës së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup ka pastruar
deponin e madhe të egër në rrugën Çetinska në komunën Butel të Shkupit.
Ekipet e Ndërmarrjes ngritën dhe transportuan përafërsisht 60 metra
kub mbetje komunale të vëllimshme, të përziera dhe ndërtimore në
sipërfaqet publike dhe me barë. Në kuadër të aktiviteteve janë përdorur
edhe automjete speciale – ekskavatorë, transportues dhe rroll-kiper.
Rruga Çetinska në komunën Butel paraqet “pikën e zezë” ku NP Higjiena
Komuna – Shkup vazhdimisht ballafaqohet me mbetjen e hedhur në mënyrë të
paligjshme, e cilat dukshëm e ndot ambientin jetësor në këtë komunë të
Shkupit.