Dy futbollistë nga Akademia bëhen pjesë e ekipit të parë

FC Shkupi i stinorit pranveror pritet të jetë një miksim i lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve premtues që vijnë nga Akademia jonë.

Marketing

Përtej përvojës së futbollistëve që janë në kontratë dhe afrimeve të reja që pritet të vijnë gjatë merkatos së janarit, një peshë jo të vogël do të kenë edhe “xhevahirët” e akademisë.

I pari që ishte afruar dhe që kishte debutuar gjatë stinorit vjeshtorë, ishte Ariton Mehmedi, ndërsa prej sot me kontrata profesionale janë lidhur edhe dy talentë të tjerë të Akademisë, Andi Ismaili dhe Anes Bajrami.

Që të dy me FC Shkupin kanë firmosur kontrata tre vjeçare.

Marketing