Pritet vendimi për paraburgimin e Grubit dhe Bajramit!

Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike dhe caktoi masa sigurie për katër persona në rastin “Lotaria Shtetërore”, ndërsa për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin Përparim Bajrami, të cilët nuk ndodhen në vend, në mënyrë shtesë do të merret vendimi nëse do të pranohet masa e paraburgimit.

“Gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masave të kujdesit ndaj katër personave të përfshirë në hetimin lidhur me “Lotarinë Shtetërore të RMV-së”, për veprën penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni. 353 i Kodit Penal, e të cilët u dëgjuan në gjykatë gjatë natës, solli vendim me të cilin pranohet propozimi i Prokurorisë Publike dhe u vendos masa ndaj të 4 personave në përputhje me nenin 146 paragrafi 1 pika 2 dhe pika 3, përkatësisht konfiskimi i dokumentit të udhëtimit dhe detyrimi për t’u paraqitur herë pas here në gjykatë”, njofton Gjykata Penale.

Marketing

Gjatë ditës do të merret vendim për Grubin dhe Bajramin, të cilët aktualisht janë të padisponueshëm për organet e rendit.

Marketing