VLEN: Lista e zezë amerikane është aktakuza morale për BDI-në!

Kështu e ka Partia Non Grata BDI! Fillimisht ta mëson zanatin e korrupsionit, të bëjnë mjeshtër të manipulimeve, të pasuron mbi djersën e qytetarëve dhe pastaj, kur SHBA-të të fusin në listën e zezë, del e luan teatrin e zakonshëm. Artan Grubin, hijen e Ali Ahmetit, e paraqesin si “të pastër si loti” ndërsa në fund, kur më nuk të duan as si hijen e një krimineli, të flakin tej e të harrojnë sikur kurrë të mos kishe ekzistuar!

Marketing

Në vend që të kërkojnë falje këta s’kanë turp dhe vazhdojnë të arsyetohen me stilin: “Nuk jemi vetëm ne, edhe të tjerët kanë vjedhur! Edhe të tjerët janë në lista të zeza amerikane!” Ky është fundi i moralit të tyre, fajësinë e pranojnë, por përpiqen ta relativizojnë e ta ndajnë me të tjerët!

E vërteta është kjo: BDI është e vetmja parti shqiptare në listën e zezë amerikane. Funksionarët e saj janë të vetmit që akuzohen për korrupsion të lartë, për shkatërrimin e gjyqësorit dhe për bashkëpunim me qarqe antiamerikane. E vetmja parti që e ka kthyer korrupsionin në një ideologji dhe abuzimin me pushtetin në një mision.
Nëse ka ndonjë fytyrë më të turpshme në politikën shqiptare, janë këta! Por koha e tyre po mbaron. Qytetarët e dinë të vërtetën: BDI nuk është më partia e shqiptarëve, është partia e hajnisë dhe turpit!

Ne, nga VLEN, do të jemi aty për të çuar këtë kauzë deri në fund, largimin e BDI-së non grata nga çdo formë pushteti dhe rikthimin e dinjitetit tek populli shqiptar!

Marketing