Lojërat Mesdhetare 2030” në Prishtinë, Rama dhe Kurti firmosin marrëveshjen

Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama kanë firmosur në Prishtinë marrëveshjen për ‘Lojërat Mesdhetare 2030’.

Marketing

Nga 24 korriku – 4 gushtin e 2030 Prishtina do mirëpresë këtë turne, ndërsa kryeqytetit të Kosovës do i vijnë në ndihmë edhe qytete të tjera.

Veç qyteteve në Kosovë, edhe Durrësi do mirëpresë në 2030 aktivitetet sportive që i përkasin disiplinave ujore.

Për këtë, Rama dhe Kurti kanë firmosur këtë të premte në Prishtinë një marrëveshje për këtë event, me Shqipërinë që do i vijë në ndihmë Kosovës për një ngjarje sportive të një rëndësie të veçantë.

Marketing