Sektori për Punë të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal kundër zyrtarit policor me inicialet B.J. për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, pasi e ka lëshuar Artan Grubin ta kalojë kufirin edhe pse për të njëjtin ka pasur telegram me masë aktive “mbaje dhe menjëherë njofto”. Grubi, sipas njoftimit të policisë ka qenë bashkëudhëtar në veturën me targa diplomatike, të cilin e ka drejtuar konsulli i nderit të Kosovës në Maqedoni, Arsim Papraniku. Polici, siç thonë nga MPB, nuk ka kryer verifikime përkatëse për veturën gjatë kalimit të kufirit të shtetit, nuk e ka evidentuar daljen, ndërkaq udhëtarët i ka evidentuar sikur në këmbë e kanë kaluar kufirin. Gjithashtu, gjatë verifikimit kufitare, nuk ka pritur që sistemi të konstatojë nëse personat kanë masa aktive, por menjëherë ua ka dhënë dokumentet e udhëtimit, pas çka ata e kanë lëshuar pikën kufitare. Për policin është hapur procedurë disiplinore, ndërkaq deri në mbarimin e saj është pezulluar nga puna. /Alsat.mk
Marketing