Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i famshëm

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro.

Marketing

Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del nga makina dhe qëllon reperin disa herë teksa e filmon aktin.

Pasi bie në tokë, Gaboro tenton të flasë me vrasësin, por ky i fundit e qëllon disa herë dhe e lë të vdekur në vend.

Gaboro kishte filluar të merrte famë shpejt edhe pse ishte vetëm 23 vjeç. Ai kishte rreth 220 mijë dëgjues në Spotify dhe hiti i tij ‘Suavemente’ ka mbledhur rreth 11 milionë dëgjime.

Emri i tij i vërtetë ishte Ninos Khouri dhe shpesh herë vendoste një maskë që i mbulonte të gjithë fytyrën.

Marketing